Doesn't suit? No problem! You can return within 30 days
You won't go wrong with a gift voucher. The gift recipient can choose anything from our offer.
30-day return policy
Atë mëngjes të djele selvijat dukeshin më të zymta, më të thara dhe më shtatlarta. Të ngrysura dhe disi të kërrusura pëshpërisnin me njëra tjetrën ca fjalë ngushëllimi, që i merrte me vete era e Krastës. Zgjatnin krahët e këputur dhe i përqafonin vogëlushët dashurisht.
Çimi nuk kishte parë asnjëherë një njeri të vdekur në jetën e vet dhe për këtë arsye, seç ndjente një lloj frike. Në ëndërr i dilnin lloj lloj fytyrash të heshtura dhe të vrenjtura, që nuk thonin asgjë, por që me sytë e mbyllur, ngjanin më shumë me alienët, që vinin nga pafundësia. Përse vdiste njeriu dhe ku shkonte shpirti pas vdekjes? A do të shndërrohej babai në diçka tjetër: përshembull në një pemë ulliri apo qiparis?
Hi! I'm Libroamiko, your book advisor.
How can I help you?